Site icon Telegrafi

Përleshje fizike mes katër personave në Shtime – dy prej tyre ndalohen për 48 orë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Shtime mbrëmë rreth orës 21:10, ka pranuar një informatë për një përleshje fizike mes katër personave në fshatin Muzeqinë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në stacionin policor në Shtime.

“Pas intervistimit, të dyshuarit E.A., 24 vjeç, dhe H.B., 22 vjeçar, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, personat e tjerë të përfshirë, A.G. dhe A.B., janë liruar dhe ndaj tyre do të vazhdohet procedura e rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe rendin publik, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version