Site icon Telegrafi

Përleshja në Pejë – Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët edhe për kapjen e reperit Stresi

Foto: Facebook

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Arkimed Lushajt, i njohur për publikun si Stresi.

Ai është në kërkim nga policia për ‘ndihmën’ nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”.

Bashkë me të pak ditë më parë policia ka kërkuar bashkëpunim edhe për Noizyn dhe DJ e tij, Crax.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar, mund të kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com.

Lexo po ashtu Stresi rrëfehet për ngjarjen në Pejë, a e preu në besë TikTok-erin Medi Iseni?

Rasti lidhet me ngjarjen e ndodhur në Pejë pak ditë më parë, ku artistët u përfshinë në një përleshje me një grup tjetër.

Noizy dhe Stresi përmes rrjeteve sociale kanë thënë se nuk e kanë prekur me dorë dhe se nuk kanë të bëjnë me çështjen. /Telegrafi/

Exit mobile version