Interi është duke e diskutuar mundësinë e rinovimit të kontratës së Ivan Perisic që mund të vazhdohet deri në verën e vitit 2023.
Anësori kroat ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa tashmë e ka dëshmuar se është një aset në krahun e majtë për ekipin e Antonio Contes.
32-vjeçari e fitoi tripletën me Bayern Munichun në sezonin e kaluar, ndërsa këtë edicion i ndihmoi Interit të shpallej kampion pas 11 vitesh pa titull.
Ai i ka zhvilluar 29 ndeshje në Serie A duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar pesë asistime.
Sipas FCInterNews, Perisic dhe drejtuesit e klubit janë në bisedime për zgjatjen e kontratës edhe për një vit shtesë. /Telegrafi/