Site icon Telegrafi

Perisic mes Bayernit dhe Tottenhamit

Ivan Perisic (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

Interi ka refuzuar ofertën e Bayern Munchen prej 12 milionë euro për të blerë Ivan Perisic, por përdorimi i tij si shkëmbim i pjesshëm për Tanguy Ndombele nuk shkoi mirë me Tottenham Hotspur.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, fituesit e Ligës së Kampionëve duan të mbajnë nën kontroll Perisic pas huazimit mbresëlënës në sezonin e fundit.

Ky huazim i kushtoi pesë milionë euro dhe kishte një mundësi blerje që u lejua të skadonte, sepse Bayern po përpiqej ta ri-negocionte një tarifë më të ulët.

Lexo po ashtu Bayern Munich ofron 12 milionë euro për Perisicin

Propozimi fillestar prej 12 milionë eurosh u refuzua, pasi Interi po kërkon të paktën 15 milionë euro.

Ivan Perisic (Foto: Daniel Kopatsch/Getty Images for FC Bayern/Guliver)

Ndërkohë, i njëjti burim raporton gjithashtu se Perisic iu ofrua Tottenham Hotspur si pjesë e ofertës së tyre për shërbimet e mesfushorit Ndombele.

Sidoqoftë, Spurs ishin jo entuziastë, duke preferuar që në vend të kësaj të kërkojnë Milan Skriniar. /Telegrafi/

Exit mobile version