Klubi i njohur kinez, Shanghai Shenhua dëshiron një anësor sulmues në Serie A, por objektivat e tyre Ivan Perisic dhe Stephan El Shaarawy janë të prirur t’i refuzojnë ata.
Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, përfaqësuesit e Shanghai Shenhua vizituan këtë javë Italinë.
Ata ishin aty për të propozuar një transferim të madh parash në Superligën Kineze.
Zgjedhja e tyre e parë është ylli kroat i Interit, Perisic, ndërsa ai i Romës, El Shaarawy shihet si një tjetër nënshkrim potencial.
Megjithatë, të dy yjet e kampionatit italian duket se e kanë refuzuar tashmë lëvizjen e tyre në Kinë, ashtu sikurse bëri edhe ylli i Chelseat, Willian.
Gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë edhe ndonjë ofertë tjetër nga kinezët, por mbetet të kënaqen lojtarët pasi klubet do të pranonin çdo ofertë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/