Site icon Telegrafi

Perinski: Mbështes iniciativën e LSDM-së dhe “Të Majtës” për problemin me ajrin e ndotur

Ministri i Vetëqeverisjes, Lokale Zllatko Perinski thotë se e përkrah iniciativën e LSDM-së në Kuvend për ajrin e ndotur.

LSDM dhe “E Majta” kërkuan sot në Kuvend që të mbahet Debat Mbikëqyrës, për të gjetur zgjidhje për ndotjen enorme të ajrit.

“Si person që do ndryshim, unë e mbështes iniciativën në Kuvend, sepse ky problem me ajrin e ndotur nuk është i ri, por ka disa vite që ka. Jam i bindur se nëse do ta kishim zgjidhur këtë problem 10 vjet më parë dhe po të kishim vepruar në mënyrë të planifikuar dhe sistematike, do të kishim rezultate deri më tani. Nuk ka asnjë projekt afatshkurtër për zgjidhjen e problemit”, tha Perinski në “TV21”.

Exit mobile version