Surfisti i paemëruar ka treguar aftësinë e mahnitshme ta balancimit, mes qëndrimit mbi dërrasën dhe përgatitjen e koktejeve.
Shishet e vëna në kovën me akull, ai i shfrytëzonte për të zbrazur pijet alkoolike, ndërsa kalonte nëpër valët e liqenit Lac Leman që ndodhet në Gjenevë të Zvicrës, transmeton Telegrafi.
Koktejin e përfunduar, ai nuk e piu para se t’ia shtonte edhe një copëz të hollë limoni.
“Këtij banakieri të sërfit, duhet dhënë një medalje, qenka i mrekullueshëm” si dhe “disiplina më e mirë në sërfim”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/