Një prej nominimeve më të forta të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania është edhe ai i kësaj jave.
Dy konkurrentet Olta Gixhari dhe Kiara Tito u vendosën në nominim përballë njëra-tjetrës dhe sonte (e shtunë) do të mësohet se cila do të jetë e eliminuara.
Por, para kësaj, Telegrafi ka realizuar një sondazh për të marrë përgjigjen e publikut se cila sipas tyre duhet të largohet nga shtëpia e famshme.
Me pyetjen “Olta apo Kiara – kush mendoni se duhet të dalë të shtunën nga Big brother VIP Albania?” – lexuesit kishin mundësi të thonë mendimin e tyre.
Në këtë sondazh morën pjesë mbi 32 mijë votues nga ku 70 për qind (23,126 vota) votuan për Oltën si banorja që duhet të eliminohet, ndërsa 30 për qind (9695) për Kiarën.
Megjithatë, mbetet të shihet sonte gjatë spektaklit se cila është banorja për të cilën publiku e ka votuar për të lënë garën pas më shumë se 90 ditësh brenda.
Theksojmë që ky format ka edhe një biletë kthimi që shfrytëzohet nga banori i eliminuar dhe në rast se ka fatin t’i qëlloj e tilla ata mund të rikthen për të vazhduar rrugëtimin në BBVA. /Telegrafi/