Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar punimet e përfunduara të mbikalimit të rrugës së Aeroportit të Kukësit.
Rama u shpreh se rruga është gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara.
“Mirëmëngjes dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama. /Telegrafi/