Site icon Telegrafi

Përfundoi dita e 10-të në Lojërat Olimpike: Ndryshon dukshëm renditja – ka një lider të ri

Ka përfunduar dita e dhjetë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.

Të dielën e 4 gushtit nuk mungoi spektakli, ndërsa u dominua nga mbretëresha e sporteve – Atletika.

Padyshim se kishte garues nga më të ndryshmit në shumë disiplina, duke sjell kështu edhe ndryshimin në renditjen e medaljeve.

Lexo po ashtu Fituesi i medaljes së artë u gjet duke fjetur në park pasi u ankua për kushtet 'të këqija' të fshatit Olimpik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rrëmbyer vendin e parë, pasi kanë fituar në total 71 medalje: 19 të arta, 26 të argjendta dhe 26 të bronzta.

Amerikanët kanë zhvendosur Kinën në vendin e dytë, që ka 45 sosh: 19 të arta, 15 të argjendta dhe 11 të bronzta.

Lexo po ashtu Vendos foto-finishi në 100 metra për meshkuj, amerikani Noah Lyles fiton medaljen e artë në Paris 2024

Top treshen e përmbyll nikoqirja, Franca, që ka në total 45 medalje: 12 të arta, 14 të argjendta dhe 18 të bronzta.

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të top 10-shes për medaljet e fituara nga 10 ditët e Lojërave Olimpike. /Telegrafi/

Exit mobile version