Një banesë në Fushë Kosovë është përfshirë sot nga zjarri.
Menjëherë thirrjes së qytetarëve i janë përgjigjur zjarrfikësit të cilët kanë dalë në vendngjarje.
Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tha për Telegrafin se nuk ka persona të lënduar.
“Ekipi i zjarrfikësve ka pranuar informatën për zjarr rreth orës 08:30 dhe menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë arritur ta shuajnë zjarrin”, tha Gashi.
Ai ka shtuar se ende nuk dihen shkaktarët e këtij incidenti. /Telegrafi/