Please enter at least 3 characters.

Përfshihet nga zjarri kulmi i një shtëpie-pronë e Komunës së Prishtinës, rasti po hetohet

2020/01/zjarr-shtepi.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrethana të panjohura është përfshirë në zjarr kulmi i një shtëpie të pa banuar, pronë e Komunës së Prishtinës.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 08:25.

“Raportohet se në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë kulmi i një shtëpie të pa banuar, pronë e Komunës së Prishtinës”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/