Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili gjatë prezantimit të performacës dhe aktiviteteve të BQK-së, ka falënderuar qytetarët dhe bizneset për disiplinën dhe performancën e lartë në kthimin e kredive, që sipas tij, është e lakmueshme për shumë vende tjera.
Sipas Guvernatorit Ismaili, kreditimi është rritur në mënyrë të kënaqshme, duke e mbështetur ekonominë, ndërsa pritet që sektori të rrisë edhe më tej konkurrueshmësinë dhe të ofrojë sa më shumë produkte adekuate dhe të përballueshme për kontekstin lokal të sektorit financiar.
“Legjislacioni i ri si dhe nismat e reja pritet të ndikojë pozitivisht në këtë drejtim, bashkë me fuqizimin e sektorit financiar.
Treguesi i kredive jo-performuese (NPL) vazhdon të mbetet i ultë prej 2% sipas të dhënave të muajit nëntor 2024, përkatësisht 2.4 për qind për sektorin e ndërmarrjeve dhe 1.5 për qind për ekonomitë familjare”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/