Site icon Telegrafi

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave vazhdon me formë të lartë, mposhtin Letoninë

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave po qëndron në Sofja të Bullgarisë.

Dardanet kanë zhvilluar sot një ndeshje në International Womens Cups 2023, ku kanë triumfuar ndaj Letonisë me rezultat minimal 1-0.

Donjeta Halilaj ishte autorja e golit të vetëm për Dardanet, ku realizoi në minutën e 27-të.

23-vjeçarja realizoi një gol spektakolar nga distanca duke i siguruar një fitore shumë të rëndësishme Përfaqësueses së Kosovës.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga futbollistet kosovare, por që përkundër rasteve të mira gola më nuk pati.

Kujtojmë që për Dardanet kjo ishte ndeshja e katërt miqësore në vitin 2023 ku kanë po aq fitore.

E ndeshjen e ardhshme Dardanet e zhvillojnë pas katër ditësh në Sofja përballë Bullgarisë.

Në muajin shkurt Kosova në konkurrencën e femrave mposhti Estoninë 2-1, Hong Kongun 7-0 dhe Bullgarinë 2-1. /Telegrafi/

Exit mobile version