Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Kosovë, Riçard Heater dhe ai i misionit të OSBE-së në Kosovë, Gjovani Corbo kanë qëndruar për vizitë në KRU ‘Hidrodrini’, në Pejë.
Sipas një njoftimi për media kryeshefi ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, Dri Cena në emër të kompanisë ka shprehur mirënjohjen dhe gatishmërinë e përhershme për bashkëpunim dhe bashkërendim të shërbimeve dhe projekteve të gjithëmbarshme.
Tutje siç thuhet në njoftim takimi ka pasur karakter shkëmbimi të informacioneve mbi rrjedhat e funksionimit dhe operimit të KRU ‘Hidrodrini’ në interes të konsumatorëve.
“Në takim palët kanë diskutuar mbi bashkëpunimin në favor të të shërbimeve sa më cilësore në tërë rajonin e zonës së mbulueshmërisë, me theks të veçantë ndaj komuniteteve pakicë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/