Site icon Telegrafi

Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund ta dyfishojë rrezikun e fëmijës për të zhvilluar ADHD

Gratë të cilat përdorin ilaçe kundër dhimbjeve gjatë shtatzënisë janë më të prira të lindin fëmijë me çrregullim të deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) sesa ato të cilat nuk përdorin medikamente të tilla si acetaminofeni

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e pothuajse 113,000 fëmijëve dhe prindërve të tyre, duke përfshirë 2,246 fëmijë të cilët janë të diagnostikuar me ADHD.

Thuajse gjysma e nënave të tyre kishin përdorur acetaminofen (ndryshe i njohur si paracetamol) në ndonjë fazë të shtatzënisë së tyre, transmeton Telegrafi.

Përdorimi i këtij ilaçi vetëm gjatë një tremestri ishte ndërlidhur me 7 për qind rritje të rreziqeve për të pasur fëmijë me ADHD, ndërsa rreziku ishte rritur për 22 për qind për gratë të cilat e kishin përdorur ilaçin gjatë dy tremestrave dhe 27 për qind nëse e kanë përdorur gjatë tre tremestrave.

Përdorimi afatshkurta nuk e rritë rrezikun për ADHD, në fakt, kur gratë kanë përdorur acetaminofen për më pak se tetë ditë, ato kanë qenë 10 për qind më pak të prira të lindin fëmijë me ADHD sesa nënat të cilat nuk kanë përdorur ilaç fare gjatë shtatzënisë së tyre.

ADHD është një çrregullim i sjelljes dhe zhvillimit normal që vihet re te fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore, që karakterizohet nga problemet e vëmendjes dhe përqendrimit, si dhe hiperaktivitetit apo të qenit mbiaktiv. /Telegrafi/

Exit mobile version