Site icon Telegrafi

“Përdor edhe familjen”- Vserlo e lag me ujë Shkëlzenin gjatë debatit të ashpër të tyre

Shkëlzen Oruçi ka patur një debat të ashpër me Vserlon, derisa ky i fundit po argëtohej në vaskë.

Banori ia ka tërhequr disa herë vërejtjen këngëtarit për shumë gjëra, e të njëjtën gjë bëri edhe mbrëmë (e hënë).

Në një moment, Vserlo e gjuajti me ujë, teksa Shkëlzeni i kërkoi llogari për këtë se përse po vepron në këtë mënyrë.

“Kush je ti, çka je ti, çfarë lloj njeriu je ti. Për çka hedh ujë”, iu drejtua ai.

Lexo po ashtu “Ty të kanë përzënë nga Greqia” - deklarata e Gertës që preku Laertin - reagon ashpër kundrejt saj

“Çfarë problemi kam unë se u lëndove ti”, i tha në anën tjetër artisti shqiptar.

“I pafytyrë”, i tha më tej Oruçi duke ia përmendur disa gjëra që ndodhën në Prime.

Vserlo veç Shkëlzenit u përfshi në debate të ashpra edhe me konkurrentë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version