Gjatë muajit prill, Apple prezantoi në një version paraprak të zhvilluesve të macOS Catalina 10.15.5, që ka një veçori të quajtur menaxhimi i shëndetit të baterisë.
Kjo veçori është krijuar për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë së MacBook, ndërsa tani me macOS Catalina 10.15.5 është në dispozicio për të gjithë përdoruesit e MacBook, transmeton Telegrafi.
Bateritë nuk i pëlqejnë ekstremet, thjeshtë për të ruajtur baterinë e laptopit, rrallëherë duhet ta ngarkoni në maksimum ose ta shkarkoni plotësisht.
Menaxhimi i shëndetit të baterisë, funksionon nën supozimin se nuk ju duhet gjithmonë që bateria e laptopit tuaj të jetë e ngarkuar plotësisht.
Sistemi do të monitorojë formën e përdorimit dhe do të ngarkojë baterinë në përputhje me rrethanat, si për shembull, nëse zakonisht e mbani MacBook tuaj të kyçur gjatë gjithë ditës së punës, kjo veçori mund të zvogëlojë ngarkesën maksimale të baterisë.
Një karakteristikë e ngjashme në iOS 13 quhet ngarkimi i optimizuar i baterisë, kështu që nëse jeni njohur me atë, menaxhimi i shëndetit të baterisë është pak a shumë e njëjta gjë. Ashtu si veçoria iOS, menaxhimi i shëndetit të baterisë mund të fiket në MacBook.
Gjithashtu, Apple shtoi disa informacione më shumë në panelin e Energy Saver në System Preferences në MacBook – tani tregon gjendjen e baterisë dhe rekomandon nëse bateria duhet të kontrollohet për servis. /Telegrafi/