Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois është padyshim më i miri në botë në vitet e fundit, por ai nuk është parë në skenën me kombëtaren që nga qershori i vitit 2023.
Ndërsa fillimisht kjo ishte për shkak të lëndimit, pasi ai këputi ligamentin e kryqëzuar të përparmë dhe humbi tetë muaj të sezonit, por që atëherë doli se ishte për shkak të një dallimi mendimesh me tij dhe përzgjedhësit Domenico Tedesco.
Sipas AS, Djajve të Kuq po ju mungon shumë dhe për këtë drejtori sportiv belg Peter Willems ishte në Madrid në ditët e fundit me Courtois, objekt i vizitës së tij.
Willems po përpiqej të bindte Courtois të rikthehej me Belgjikën, por Courtois iu tha se ai nuk do të vinte, derisa Tedesco mbetet përzgjedhës.
Dyshja fillimisht u grindën për shiritin e kapitenit të kombëtares, me Tedescon që nuk ia dha Courtoisit, ndërsa portieri e ndjente se e meritonte.
Portieri i Real Madridit e kishte menduar edhe para Euro 2024 se ai nuk do të ishte në ekip shkaku i kësaj.
Courtois ka pësuar lëndime të shumta muskulore këtë sezon, por është dukur në formë sa herë që ka qenë në portë. /Telegrafi/