Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për procesin e liberalizimit të vizave. Cilat janë hapat e fundit nga institucionet e Bashkimit Evropian para se Kosova ta merr datën e lëvizjes së lirë.
A do të kemi lëvizje të lirë këtë vit, apo do të kemi konfirmimin e datës? A është muaji dhjetor afati i fundit kur do ta dimë konfirmimin për liberalizim të vizave?
Si po shkon lobimi i institucioneve të shtetit të Kosovës për të bindur shtetet skeptike për lëvizje të lirë? Cili është roli i Qeverisë e Kuvendit? A i ka përmbushur Kosova kriteret për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Agron Hoti – Ministria e Integrimit Evropian
Fatmire Kollçaku– deputete VV, anëtarë e komisionit për integrim evropian
Demush Shasha – Instituti EPIK
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:30 në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com.