Vushtrria e Kastrioti takohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Shorti për këtë fazë garash është tërhequr të martën. Ndërsa ndeshjet luhen më 24 e 25 mars.
Vushtrria është fituese në fuqi e Kupës dhe ka pretendime në këtë garë.
Por, edhe ferizajaset kërkojnë rastin e tyre. Shqiponja – Prishtina, Vëllaznimi – Ferizaj e Istogu – Samadrexha janë çerekfinalet tjera.