Site icon Telegrafi

Përballja Meta-Rama në Gjykatën Kushtetuese, shtyhet seanca

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se seanca publike e caktuar për të zgjidhur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave, mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, e cila ishte planifikuar të mbahej më 25 mars, do të shtyhet në një datë tjetër ende të pacaktuar.

Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj. Meta refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës, ndërsa ministër me dekret ishte vetë Rama.

Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese kishte seancë për testin e poligrafit, por njëri nga anëtarët u prek nga COVID-19.

Nga shtatë, mbeten 6 anëtarë dhe numri nuk është i plotë për të zhvilluar seancën. /TCH/

Exit mobile version