Site icon Telegrafi

Përballja e parë e Prishtinës në fazën e dytë të Ligës ENBL

(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina nesër (e mërkurë) nga ora 19:00 në palestrën ‘1 Tetori’ do të ketë sfidën e parë në fazën e dytë të Ligës ENBL.

Bardhekaltrit do të ndeshen me skuadrën polake King Szczecin në çerekfinalen e parë, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 mars.

Kryeqytetasit përfunduan në vendin e katërt në Grupin A me dy fitore e katër humbje, ndërsa King Szczecin fitoi Grupin B me gjashtë fitore e një humbje.

Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e çiftit Budivelnyk Kyiv-BC Wolves.

Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që arrijnë në Final 4.

Brooks Debisschop nga Sigal Prishtina është kërcyesi më i mirë i Ligës me 9.3 kërcime për ndeshje. Derrick Wilson është asistuesi i pestë me 5.5 për ndeshje, kurse Jetmir Zeqiri është bllokuesi i pestë me një bllok për ndeshje.

Exit mobile version