Site icon Telegrafi

Për vetëm tri ditë, lituanezët mblodhën 5 milionë euro për të blerë dronin ushtarak Bayraktar për Ukrainën

Qindra lituanezë kanë bashkuar forcat me qëllim që të mbledhin mjaftueshëm para, për të blerë një fluturake pa pilot për Ukrainën me qëllim që të mbrohet nga agresioni rus.

Këtë gjë po e bëjnë në shenjë solidariteti për shtetin fqinj që ka filluar të pushtohet nga forcat ruse, që me urdhër të presidentit Vladimir Putin filluan sulmet e para gjatë 24 shkurtit, transmeton Telegrafi.

Atyre u janë dashur që të mbledhin pesë milionë euro për vetëm tri ditë, dhe kështu me ato para të financojnë blerjen e një droni ushtarak të tipit Bayraktar TB2.

Lexo po ashtu Zelensky pret “lajme të mira” nga partnerët perëndimor sa i përket asistencës ushtarake

“Para se të fillonte lufta, askush prej nesh nuk ka menduar se do të blejmë armë. Por tani është bërë diçka e zakonshme. Duhet bërë diçka që bota të jetë më e mirë”, tha Agne Belickaite, 32-vjeçe e cila dërgoi 100 euro për fondin e blerjes së dronit.

“Prej disa muajve kam filluar të dhurojë para për blerjen e armëve për Ukrainën. Do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në fitore”, shtoi për Reuters – duke theksuar se për dhënien e të hollave është motivuar edhe nga frika se Rusia mund ta sulmojë edhe vendin e saj.

Viteve të fundit droni është dëshmuar si një armë efikase kundër forcave ruse dhe aleatëve të tyre në luftërat e Sirisë dhe Libisë – e blerjen e dronit e organizoi ministria lituaneze e Mbrojtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version