Derisa inflacioni po rritet në shumë vende dhe kostoja e jetesës është rritur, kjo i ka bërë shumë njerëz në mbarë botën që të gjejnë mënyra të ndryshme për të kursyer para.
E një prej metodave më interesante të kursimit është publikuar në TikTok, përmes një videoje që është bërë virale, transmeton Telegrafi.
Në video shihet një burrë nga Australia i cili në market kishte blerë një banane, të cilën dëshironte ta paguante sa më lirë.
E për ta arritur këtë, ai e qëroi banën dhe më pas e futi ne qese të najlonit për ta peshuar – duke shpresuar se do të jetë më e lehtë.
Që nga publikimi, videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe ka nxitur shumë komente – nga më të ndryshme. /Telegrafi/
@savingforboba the secondhand embarrassment tho #lifehacks #savemoney #straya #australia ♬ original sound – Lips Unsealed