Site icon Telegrafi

Për shkak të punimeve, të premten në tri lagje të Prishtinës planifikohet ndalja e ujit

Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” gjatë ditës së premte ka planifikuar ndaljen e ujit në tri rrugë në kryeqytet.

Siç njofton kompania, janë bërë të gjitha përgatitjet teknike, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë të gatshme për intervenim të pandërprerë.

“Më datë 11 shtator 2020 (e premte), KRU ‘Prishtina’ ka planifikuar punime teknike në rrjet, konkretisht te rruga e Shkupit në Prishtinë. Janë bërë të gjitha përgatitjet teknike, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë. Andaj, nesër duke filluar nga ora 09:00-14:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Rruga e ‘Shkupit’ (i përfshirë edhe Spitali Amerikan), rruga ‘Mulla Zekë Bërdynaj’ dhe rruga ‘Riza Cerova’ në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version