Telegrafi

Për një shtëpi më të lezetshme: Katër ide dekori frymëzim për vjeshtën

Foto: Kelly Marshall, Styling: Sophia Pappas

Çdo vit, me përfundimin e verës, njerëzit presin me padurim kalimin në një sezon, pak më komod siç është edhe vjeshta

Këto tranzicione sezonale vijnë në shumë forma, si kalimi nga kafeja e ftohtë në të nxehtë, ndryshimi i gardërobës nga veshjet e lehta tek ato funksionalet, etj.

Tendencat vijnë edhe në fushën e dizajnit të enterierit dhe mobilimit, ndaj për më shumë frymëzim për trendet që do të dominojnë këtë sezon, ja disa sugjerime nga profesionistët e fushës.

1. Tekstile të ngrohta

Foto: Kelly Marshall, Styling: Sophia Pappas

“Nuk mund të flasim për mobilimin komod të shtëpisë pa folur për tekstilet,” thotë arkitektja Alexandra Burr. Pra, është e kuptueshme që mbulesat prej pelushi të lehtë apo batanijet e qëndisura dhe me thurje janë një gjetje e përshtatshme për vjeshtën. Gati për t’u “zhytur” në letargji? Mos harroni që pas vjeshtës vjen dimri shumë shpejt.

2. Paleta njëngjyrëshe

Foto: Home Decor

Këto ngjyra janë një lëvizje e zgjuar për në vjeshtë. Përdorimi i toneve të njëjta në të gjithë hapësirën e shtëpisë, krijon një ndjesi komoditeti, sidomos kur bëhet fjalë për ngjyrat e ftohta të tokës, nuancat e kafesë së thellë etj.

3. Ndriçim komod

Foto: Kelly Marshall, Styling: Sophia Pappas

Ndriçimi luan shumë rol në krijimin e një ambienti modern, mbi të gjitha të jetueshëm. Për të krijuar një standard ndriçimi, ka disa mundësi. Nga llambat e tavolinës tek abazhurët apo ndriçime me spote sipas hapësirës ku ndërveproni. Thjesht, zgjidhni nivelin e ndriçimit më të përshtatshëm për veten dhe familjarët tuaj.

4. Tonet e kuqe të thella

Foto: Kelly Marshall, Styling: Sophia Pappas

E kuqja ka dominuar veshjet dhe ambientet e brendshme të shtëpisë gjatë gjithë këtyre muajve dhe duket se është gati të dominojë edhe këtë vjeshtë në pjesën e mobilimit. Mund të jenë perdet, karriget në pjesën e kuzhinës apo muret e dhomës së gjumit, me pak fjalë e kuqja është kthyer në një super trend të preferuar nga të gjithë këtë sezon. /Telegrafi/