Për të mbajtur një lidhje të shëndetshme dhe të qëndrueshme është më e vështirë se sa për të krijuar një të tillë
Përpos dashurisë, respektit dhe kohës cilësore, një lidhje dashurie mund të forcohet edhe përmes këtyre tri zakoneve.
Gjeni një mënyrë që funksionon për lidhjen tuaj dinamike:
Të jeni të butë dhe të mos luani rolin e një personi që vetëm kritikon
Në shumë raste, kritikat mund të merren si një sulm i drejtpërdrejtë karshi karakterit apo sjelljeve të personit tjetër. Pra, në vend që ta kritikosh partnerin/en, provo të shprehesh me një gjuhë më të butë dhe mirëkuptuese dhe shiko se si do të ndryshojë gjithçka.
Vlerësoni gjërat e vogla
Një masazh, një përkëdhelje, fjalët magjike…Të gjitha këto duhet të vlerësohen dhe të çmohen, për shkak se personi tjetër ndihet i dëgjuar dhe vijon të ketë të njëjtën qasje ndaj teje.
Merrni përgjegjësi për veprimet tuaja
Jo domosdoshmërisht duhet të mbroheni nga gjithçka ndodh dhe t’ia hidhni fajin dikujt tjetër. Ndonjëherë, thjesht duhet të merrni përgjegjësitë dhe të silleni si dikush që e kupton gabimin që ka bërë dhe përpiqet ta rregullojë atë. /Telegrafi/