Telegrafi

Për mësim më mirë të shkruhet me dorë se në tastierë

Kjo vjen për faktin se leximi e shkrimi përfshijnë një numër të caktuar të shqisave tonë, theksojnë shkencëtarët të cilët e kanë kryer studimin. Gjatë shkrimit me dorë, lëvizjet lënë gjurmë rajonin sensomotorik të trurit. Ky proces na ndihmon në njohjen e shkronjave.

Shkrimi në tastierë prodhon reagime të ndryshme në tru, dhe nuk ka fuqinë e njëjtë të nxitjes së mësimit. Në testet e kryera në mes të dy grupeve të vullnetarëve u është kërkuar të mësojnë alfabetin e panjohur. Të parin e kanë mësuar duke shkruar me dorë, e tjetrin duke shfrytëzuar tastierën e kompjuterit.

Më pas në intervale javore është kontrolluar mbamendja e tyre për alfabetin. Ata të cilët kanë mësuar shkronjat me lexim dhe shkrim kanë pasur mbamendje më të mirë. Hulumtimi në fjalë është publikuar në revistën Haptics. /Telegrafi/