Futbollisti legjendar gjerman dhe ish-kampioni i botës për vitin 2014, Philipp Lahm, është drejtori i Euro 2024, që do të luhet në Gjermani këtë verë.
Lahm u pyet se kë e sheh si favorit për të fituar kampionatin evropian dhe ish-mbrojtësi i Bayern Munichut nuk kishte asnjë dyshim.
“Kjo është Franca. Ata kanë një ekip tepër të gjerë me plot talentë. Do të jetë sfida më e vështirë për ta të tregojnë fuqinë e tyre gjatë gjithë turneut”, deklaroi Lahm për Xinhua, duke shtuar se suksesi i Marokut në Kupën e Botës në Katar është dëshmi se puna ekipore është gjëja më e rëndësishme për rezultatin.
👕✍ Noch bis morgen Abend könnt ihr bei @EURO2024DE ein von #EURO2024 Turnierdirektor @philipplahm signiertes #DFBTeam-Trikot gewinnen!📩 Alle Infos: https://t.co/cyxtVdDr0q
— UEFA.com DE (@UEFAcom_de) March 26, 2024
Krahas Francës, Lahm ka emëruar si favoritë Spanjën, Anglinë, Portugalinë dhe Gjermaninë.
Gjermani shtoi se shpreson për një surprizë turneu si Islanda në Euro 2016. /Telegrafi/