Site icon Telegrafi

Për dallim nga Qeveria, Miftaraj thotë se me ardhjen e LVV-së në pushtet Kosova është më keq në renditjen për sundimin e ligjit

Ehat Miftaraj

Projekti i Drejtësisë Botërore (WPJ), këtë vit ka renditur Kosovën në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit.

Sipas WJP-së, Kosova gjithashtu është renditur edhe në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar.

E këtë rezultat për dallim nga Qeveria e Kosovës që e pau si mjaftueshëm të mirë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e sheh ndryshe.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova është me keq në renditje prej kohës kur në pushtet ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje.

“Renditja e Kosovës sipas World Justice Project (WJP) Rule of Law Index në tre vitet e fundit:

Në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54
Në vitin 2021, Kosova ishte në vendin e 60
Në vitin 2022, Kosova është në vendin e 57

Me fjalë tjera, Kosova është me keq në renditje prej kohës kur ka ardh VV në pushtet. Dhe nuk ka hapësire as për vetëkënaqësi e as për mburrje”, ka shkruar Miftaraj.

Postimi i plotë:

Renditja e Kosovës sipas World Justice Project (WJP) Rule of Law Index ne tre vitet e fundit:

Në vitin 2020, Kosova ishte nëvendin e 54
Në vitin 2021, Kosova ishte nëvendin e 60
Në vitin 2022, Kosova është në vendin e 57.

Me fjale tjera, Kosova është më keq në renditje prej kohës kur ka ardh VV në pushtet. Dhe nuk ka hapësirë as për vetëkënaqësi e as për mburrje.

Lista e personave/zyrtareve qe kanë marr pjesë në plotësimin e pyetësorëve nga Kosova:

Adrian Islami
Law Firm Adrian Islami
Alban Krasniqi
Arben Fetahu, Ascend Consulting LLC
Arta Dauti, University of Mitrovica “Isa Boletini”
Bahtir Ismajli
Besfort Rrecaj, University of Prishtina
Besim Tafa
Ehat Miftaraj, Kosovo Law Institute
Enver Hasani, University of Prishtina
Fatmire Haliti, Kosova Rehabilitation Centre
for Torture Victims (KRCT)
Fisnik Salihu, RPHS Law
Florentina Grubi Vula
Gjyljeta Mushkolaj, University of Prishtina
Hava Ismajli, University of Prishtina
Ibadete Xhafa-Kuçi, Kosovo Bar Association
Kole Krasniqi, University of Peja
Krenar Loshi
Leonora Beka-Mehmeti, Kalo & Associates
Luljeta Plakolli-Kasumi, University of Prishtina
Mervete Shala, University for Business and Technology
Mytaher Haskuka, University of Prishtina
Nerxhivane Dauti, University of Prishtina
Osman Havolli, Havolli & Partners
Sarande Beqiri, Havolli & Partners
Teuta Beka
Anonymous Contributors. /Telegrafi/

Exit mobile version