Në një hulumtim kanë marrë pjesë 16 pëllumba të cilat gjatë 14 ditëve kanë mësuar e si t’i dallojnë në fotografi mikroskopike mostrat e indeve të cilat me anë të biopsisë janë marrë nga femrat të cilat kanë sëmundjen e kancerit të gjirit, përkatësisht nga femrat e shëndetshme
Në hulumtimin e Universitetit të Kalifornisë kanë marrë pjesë 16 pëllumba të cilët gjatë 14 ditëve kanë mësuar se si në xhirimet mikroskopike të dallojnë mostrat e indeve të cilat me biopsi janë marrë nga femrat të cilat kanë sëmundjen e kancerit të gjirit, përkatësisht nga ato cilat kanë qenë të shëndetshme.
Pas trajnimit fillestar ka pasuar testimi. Pëllumbave njëkohësisht u janë treguar xhirimet, ndërkaq detyrë e tyre ka qenë të dallojnë cilat nga dy indet janë malinje, transmeton Telegrafi.
Kur janë testuar veç e veç sukses kanë treguar në 85 për qind të rasteve, sa është suksesi edhe kur e njëjta sëmundje në mënyrë identike (në bazë të xhirimit) i diagnostikojnë njerëzit.
Nga ana tjetër, kur janë testuar në grupe nga katër pëllumba, të suksesshme kanë qenë 99 për qind të rasteve.
Njësoj mirë i kanë dalluar xhirimet mikroskopike si edhe ato mamografike të cilat janë shumë më vështirë “të lexohen”.
Duke pasur parasysh që është konstatuar që pëllumbat mund të mbajnë në mend 1.800 fotografi apo së paku të dallojnë shprehjet e fytyrave të njerëzve me gjendje të ndryshme emocionale, rezultatet e hulumtimit pikërisht nuk janë befasuese. /Telegrafi/