Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi ishte afër të ngjite majën e Shisha Pangma, e cila është 8027 metra lartësi mbidetare, por në pjesën e fundit është detyruar ta ndaloj ngjitjen dhe të fillojë kthimin pas shkaku i ortekëve të shumtë, të cilët morën jetën e katër alpinistëve në vetëm tri orë.
Uta Ibrahimi kishte nisur ngjitjen në majën e ëndërruar prej kohesh, atë të Shisha Pangma e lartë prej 8027 metrave, por nuk ka arritur të përfundoj shkaku i vështirësive të mëdha dhe humbjes së jetës së katër alpinistëve.
Është vet alpinistja nga Kosova, e cila ka njoftuar për një gjë të tillë me anë të një postimi në profilin e saj privat në Facebook.
“Miqtë e mi të dashur, nuk jam në rregull. Por unë jam gjallë, dhe kjo është në rregull!”, ka shkruar fillimisht Ibrahimi në profilin e saj.
“Kam ëndërruar kaq gjatë për këtë mal, por për kaq shumë vite është mbyllur për shkak të tragjedive. Edhe pse është më i vogli, njihet për një nga më të rrezikshmit nga ortekët!”.
“Unë kam arritur më 29 shtator, jam ambientuar. Me 4 anëtarë të SST kemi qenë ekipi i parë atje. Ne duhej të ndërtonim gjithçka nga fillimi! Kaluam çdo ditë duke punuar dhe më pas duke u ngjitur në majën 6400 metra për të ruajtur kushtet fizike”.
“Gjatë kësaj kohe kuptuam që po vijnë edhe 3 skuadra të tjera dhe se do të ketë një garë të madhe, me amerikanë, japonezë dhe kushedi çfarë!”.
“Shisha Pangma ishte mali i fundit për shumë alpinistë! Vitet e fundit kam dëgjuar njerëz se si është bërë ngjitja në Himalaje, do të ndodhë një tragjedi e madhe dhe ndoshta njerëzit do të fillojnë të reflektojnë!”.
“Kjo është ajo që ndodhi në Shisha Pangna, dhe unë ende nuk mund ta besoj dhe ta përshkruaj atë që ndodhi në të vërtetë!”.
“Ngjitja ime përfundimtare filloi në 4 të mëngjesit nga C2. Unë isha menjëherë pas 3 skuadrave të mëdha! Isha e ngadalshme. Fillova të përdor oksigjenin nga 7200 në një shpejtësi të ulët rrjedhjeje, në të njëjtën kohë shumica e ekipeve të tjera filluan shtytjen e majës dhe filluan të përdorin oksigjenin nga 6000 metra”.
“Arrita 7600 metra, afër zonës së ortekëve! Pashë ortekun e parë! U tmerrova kur kuptova që orteku mori 3 persona, përfshirë Ana dhe Mingna, të cilat vdiqën!”.
Our hearts were heavy as we received news of Tenjen Sherpa (Lama), who went missing on Mt. Shisha Pangma on October 7, 2023. Lama's indomitable spirit has always inspired us all with his dedication and kindness. His mountaineering legacy will forever shine brightly, and his… pic.twitter.com/EBevAnsFoC
— Seven Summit Treks 🇳🇵 (@sst8848) October 9, 2023
“Isha shumë e tronditur. Ndalova për një orë duke u përpjekur të kuptoj se çfarë duhet të bëj .. sigurisht që nuk dua të ngjitem! Për 2 arsye: është shumë e pasigurt dhe për respekt të alpinistëve që vdiqën!”.
“Sherpa im shkoi për të shpëtuar, dhe unë fillova të kthehesha vetë! Unë shoh ekipin tjetër të mikut tim të dashur Lama, i cili po udhëhiqte Ginën, ata ende po vazhdonin drejt majës! Pas ca kohësh, pashë ortekun tjetër, atë më të madhin, që erdhi nga maja, rrëzoi Lamën dhe Ginën!”.
Two American women- Gina Marie (L) and Anna Gutu (R), who were in a tough race to be the first American woman to scale all 14 eight-thousanders, were on their final push on Shishapangma today were hit by the avalanche, where Anna is found dead along with her guide Mingmar Sherpa… pic.twitter.com/74j3cAx8wD
— Everest Today (@EverestToday) October 7, 2023
“Zemra ime është thyer. Nuk mund ta besoj që në vetëm 3 orë humbëm 4 njerëz, dhe unë isha kaq afër kësaj! Nuk mund ta besoj se kemi humbur shokun tim Lama, sherpa më i fortë. Unë jam e tmerruar!”.
“Sa të pakujdesshëm mund të jenë njerëzit ndaj një mali të madh. Dhe për çfarë. Në ditët në vijim, më shumë informacion!”, përfundoi shkrimin e saj alpinistja nga Kosova. /Telegrafi/