Pepe është futbollisti më i vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve, nëse numërojmë vetëm lojtarët në fushë, jo portierët.
Ai e bëri këtë në moshën 40 vjeç e 242 ditë në fitoren ndaj Antwerp me rezultat 4-1, dhe theu rekordin që mbante më parë legjendari Alessandro Costacurta.
Ish-mbrojtësi i Milanit paraqitjen e fundit në Ligën e Kampionëve e bëri në moshën 40 vjeç e 208 ditë.
Para Pepes janë vetëm portierët, Allan McGregor, Mark Schëarzer, Oleksandr Shovkovskyi, Gianluigi Buffon dhe Marco Balotta, i cili mban rekordin me 43 vjeç e 248 ditë.
Në karrierën e tij, Pepe ka luajtur 115 ndeshje në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar pesë, ku fitoi tre tituj kampioni me Real Madridin. /Telegrafi/