Folarin Balogun dhe Nicolas Pepe kanë sugjeruar se ata janë ende lojtarë të Arsenalit me postimet e tyre të fundit në rrjetet sociale.
Ndërsa Pepe është në vitin e fundit të kontratës së tij, marrëveshja e Balogun do të përfundojë në vitin 2025. Megjithatë, të dy sulmuesit mund të largohen nga Emirates.
Duke postuar në storie të tij në Instagram, Balogun tregoi një palestër të zbrazët. Pa ndonjë ndërhyrje, imazhi thjesht kishte një emoji me gisht lart në mes.
Ndërkohë, Pepe konfirmoi rikthimin e tij në stërvitje në Arsenal me një imazh të dhomës së zhveshjes të shpërndarë në storien e tij në Instagram.
Dyshja e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Reims dhe Nice respektivisht. Balogun pati një sezon solid në Francë.
Sulmuesi shënoi 21 gola në 37 paraqitje në Ligue 1, me vetëm Jonathan David (24), Alexandre Lacazette (27) dhe fituesin e Këpucës së Artë, Kylian Mbappe (29) përpara tij. /Telegrafi/