Site icon Telegrafi

Pep lavdëron lojtarët e tij

Pas fitores 0-2 ndaj Wolfsburgut, trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka lavdëruar lojtarët e tij për paraqitjen e madhe.

Sipas teknikut spanjoll ishte një fitore e vështirë, sepse ajo erdhi pas ndeshjes së vështirë ndaj Zonjës së Vjetër.

“Komplimentet e mia ekipit, e prisja se do të ishte një ndeshje e vështirë ndaj Wolfsburgut, posaçërisht pas një sfide si ajo ndaj Juventusit”.

“Sot kemi bërë një tjetër hap përpara në renditjen, por ende nuk ka përfunduar asgjë”, ka thënë trajneri spanjoll.

Aktualisht Bayerni mban pozitën e parë me 62 pikë, apo 11 më shumë se BVB në vendin e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version