Telegrafi

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij tek Manchester City para xhiros së fundit në Ligën Premier për sezonin 2023/2024.

Teksa po hyjmë në javën e fundit të sezonit, të besuarit e Guardiolës janë në pozicion të favorshëm për të fituar titullin e katërt radhazi.

Ata kanë një epërsi prej dy pikësh ndaj Arsenalit dhe ‘Qytetarët’ kanë nevojë për një fitore ndaj Ëest Hamit në ‘Etihad’ për t’u shpallur kampionë.

Ka pasur thashetheme se Guardiola po mendon për të ardhmen e tij pasi kontrata e tij me Cityn skadon në verën e vitit 2025.

Lexo po ashtu “Ai nuk do të dorëzohet”, Guardiola i bën komplimentin e fundit Artetës rreth garës për titull në Ligën Premier

Sidoqoftë, spanjolli konfirmoi dëshirën e tij për të vazhduar në stolin e Cityt edhe për sezonin e ardhshëm.

“Unë kam një kontratë, unë dua të jem këtu sezonin e ardhshëm. Ta shohim se si do ta përfundojmë, ndonjëherë vendimi varet se si e përfundon sezonin”, ka thënë Guardiola.

“Lojtari që ka një sezon të mirë, tashmë ka përfunduar. Asgjë nuk ndryshon se si është sezoni në dy ndeshjet e fundit. Ne duhet të presim. Tani nuk po mendoj për asnjë sekond për sezonin e ardhshëm”, përfundoi spanjolli./Telegrafi/