Pep Guardiola në një konferencë për mediat iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, një nga pyetjet ishte për afatin kalimtar dimëror të Manchester Cityt.
Drejtuesit e klubit sollën katër nënshkrime të reja për spanjollin – Omar Marmoush (75 milionë euro), Nic Gonzalez (60 milionë euro), Abdukodir Khusanov (40 milionë euro) dhe Vitor Reis (37 milionë euro).
Gazetarët anglezë ishin të interesuar nëse City shpenzoi kaq shumë për shkak të një ndalimi të mundshëm të transferimeve në afatin e ardhshëm të transferimeve.
“Si ta dini, në pesë vitet e fundit ne kemi qenë, për sa i përket shpenzimeve neto, i fundit nga gjashtë klubet më të mira. Në tri vitet e fundit kemi shpenzuar më së paku në mesin e gjashtë klubeve më të mira”.
“Edhe pas asaj që kemi shpenzuar në këtë afat të transferimeve, jemi shumë prapa Chelseat, United, Arsenal, Tottenham, madje edhe Liverpoolit, sepse kemi shitur shumë në sezonet e mëparshme”.
“Megjithatë, në fund të fundit, çdo klub mund të bëjë çfarë të dojë, apo jo? Dhe nëse mund të shpenzojmë, është sepse kemi para”.
“Në 10 vitet e fundit, ne kemi qenë të tretët në shpenzime, por në pesë të fundit, në tre të fundit, duke fituar atë që kemi fituar, ne kemi mbetur prapa gjashtë ekipeve më të mira”.
“Më vjen keq për komentin, por nuk jam dakord që shpenzimet janë bërë për shkak të mundësisë së ndalimit të transferimeve”, deklaroi ai. /Telegrafi/