Site icon Telegrafi

Pengu më i madh te Prishtina, asnjëherë trajner i parë – Arbnor Morina zbulon prapaskenat në “Arena e Yjeve”

Trajneri i Kosovës U-18, Arbnor Morina, ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ish-strategu i disa skuadrave kosovare ka rrëfyer për shumë gjera, në fokus të veçantë për karrierën e tij.

“Unë kam qenë me përshkrim, ndihmësi i parë edhe i Ajet Shoshollit – trajnerit tim, udhërrëfyesit tim, prindit, s’po di qysh t’ju them”, fillon rrëfimin e tij Morina.

“Sot e kësaj dite, ai (Shosholli) ende kujdeset për të gjithë ne. Nuk kalon java që nëse nuk jemi takuar, pa më thirr në telefon: ‘Çka po bën, qysh je, a e ke pa filanin’”.

“Me bacin Ajet kam qenë ndihmës, me Jusuf Tortoshin, ndihmës. Ka ardhur Medin Zhega, sërish ndihmës…”, ka shtuar më tej trajneri kosovar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Pro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version