Please enter at least 3 characters.

Pendarovski presidenten hungareze e priti me një qen sharri

2023/02/presidentja-hungareze-SK.jpg

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka marrë si dhuratë një qen sharri nga presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.

Pendarovskia ia dhuroi qenin presidentes hungareze gjatë ceremonisë solemne me rastin e vizitës së saj në Shkup.

“Me rekomandim nga Armata, së fundmi mora një përforcim në kabinetin tim. Ju prezantoj simbolin e traditës tonë maqedonase, qenin e sharrit, tre muajshin Rok-un”, tha Pendarovski.

Novak u prit me nderime dhe më pas shkoi në takim me Pendarovskin.

Novak pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski./Telegrafi/