Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, sot mori pjesë në dialogun diplomatik kushtuar Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrësit e seancës diskutuan për sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për ruajtjen e stabilitetit, krijimin e kushteve për nxitjen e rritjes ekonomike të vendeve, si dhe u theksua domosdoshmëria e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të ngrira.
Duke marrë parasysh kontekstin e ri gjeopolitik, drejtuesit e sesionit prezantuan pikëpamjet e tyre për rolin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe shkëmbyen mendime mbi mundësitë e gjetjes së platformave të reja për nxitjen e dialogut dhe forcimin e partneriteteve ndërkombëtare./Telegrafi/