Site icon Telegrafi

Pendarovski: Mediumet private janë blerë nga banda e Gruevskit

Në Maqedoni pa plotësimin e kushteve për pastrimin e Listës zgjedhore dhe reformave në media nuk janë të mundshme zgjedhje të drejta dhe demokratike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë e tha në Kërçovë Stevo Pendarovski gjatë tribunës së LSDM-së në prezantimin e programës së saj. Sipas tij, mediat janë në gjendje shumë të keqe për shkak të propagandës së kësaj qeverie.

“Në pamundësi për të arritur marrëveshje mbi shërbimin e transmetimit në mënyrë që të ketë një qasje të balancuar, mediumet private janë të blera nga familja, banda Gruevski. Nuk është sjellë ligji për mediume, e cila u propozua nga shoqata e gazetarëve, ku VMRO-DPMNE hodhi poshtë ligjin. Asnjë propozim, asnjë nga elementet kryesore të marrëveshjes Përzhino nuk u pranua. Kjo është për shkak se Gruevski frikësohet nga zgjedhjet e drejta dhe dëshiron të shkojë në zgjedhje pa zgjidhje “, tha Pendarovski.

Zgjedhjet pa zgjidhje janë jodemokratike, kurse shteti ka nevojë për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike duke respektuar vullnetin e shprehur lirshëm të qytetarëve, duke shtuar Pendarovski. /Telegrafi/

Exit mobile version