Site icon Telegrafi

“Më pëlqen Kompany, dy aspektet që ia vlerësoj shumë” – Gnabry flet për risitë te Bayern Munich

Vincent Kompany u emërua trajner i Bayern Munich në fillim të sezonit, ndërsa për të dhe konkurrencën në skuadrën bavareze ka folur ylli i ekipit Serge Gnabry.

Sulmuesi anësor, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës e vlerëson shumë ish-kapitenin e Belgjikës dhe Manchester Cityt.

“Kam zhvilluar që në fillim një bisedë të këndshme dhe relaksuese me trajnerin. Folëm lirshëm me njëri-tjetrin. Më pëlqen shumë. Më pëlqejnë diskutimet që zhvillon me skuadrën, gjithashtu edhe seancat stërvitore janë argëtuese”, deklaroi Gnabry.

Gjermani kishte edhe një koment për francezin Michael Olise, për shërbimet e të cilit drejtuesit e Bayern Munich paguan rreth 60 milionë euro te Crystal Palace.

“Konkurrenca sjell vetëm të mira. Luaj futboll profesionist prej 10 vitesh, e di mirë se çfarë më pret. Çdo vit vijnë lojtarë të rinj, çdo vit skuadra përforcohet, kështu që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

“Të gjithë në e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Le të përqendrohemi të vetja dhe të përgatitemi sa më mirë për sezonin e ri”, ka thënë Gnabry. /Telegrafi/

Exit mobile version