Roma ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Juventusit në duelin që po zhvillohet në kuadër të javës së 21-të në Serie A.
Pas golit të dytë të shënuar nga Henrikh Mkhitaryan, Giallorossët kanë shënuar edhe të tretin.
Ishte Lorenzo Pellegrini që ia doli nga gjuajtja e lirë që në minutën e 53-të të shënjestëronte saktë portën e Wojciech Szczesny.
Ky ishte goli i gjashtë për të, derisa ka regjistruar edhe katër asistime deri më tani në këtë edicion. /Telegrafi/
https://twitter.com/Daniel20606/status/1480249893092478976