Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini, ka pësuar një lëndim në kuadricepsin e djathtë dhe do të mungojë rreth 30 deri në 40 ditë, që do të thotë se nuk mund të luajë më gjatë këtij viti.
Giallorossët kanë një orar të ngarkuar deri në fundvit, mirëpo Jose Mourinho duhet t’ia dalë pa kapitenin.
25-vjeçari u zëvendësua vetëm pas 15 minutash lojë ndaj Torinos dhe në vend të tij hyri Carles Perez, në takimin që kryeqytetasit e fituan me rezultat 1-0.
Lorenzo #Pellegrini.
Gli esami strumentali hanno confermato la lesione al quadricipite.
Tornerà nel 2022.
Stop 30-40 giorni. @SkySport— Angelo Mangiante (@angelomangiante) November 29, 2021
Sky Sport Italia raporton ekzaminimet mjekësore të sotme (e hënë) kanë treguar lëndimin e muskulit kuadriceps të këmbës së djathtë.
Në bazë të njoftimit të Angelo Mangiantes, Pellegrini nuk do të mund të luajë deri në muajin janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/