Graziano Pelle është bërë futbollisti italian më i paguar në histori të futbollit.
Sulmuesi u transferua te skuadra kineze Shandong Luneng, ku do të ketë një pagë vjetore prej 16 milionë eurove.
Kujtojmë se para tij, këtë epitet e gëzonte i pensionuari Christian Vieri, i cili atëbotë paguhej 7.5 milionë euro.
Vlen të ceket se Pelle është futbollisti i gjashtë më i paguar në botë, ku para tij ndodhen Cristiano Ronaldo, Lionnel Messi, Hulk, Neymar Jr. dhe Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/