Site icon Telegrafi

Pejani kërcënon ish-bashkëshorten dhe rrah vajzën e mitur, policia nis hetimet

Foto: Ilustrim

Një grua kosovare ka raportuar në polici se ish-bashkëshorti i saj i ka dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese përmes telefonit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vajza e tyre e mitur ka deklaruar se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Përkundër dhunës së përjetuar, vajza ka refuzuar strehimin dhe ka vendosur të qëndrojë me nënën e saj në shtëpinë e prindërve të nënës.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Pejës, dhe është duke u hetuar nga autoritetet për të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version