Peja ka triumfuar në derbin e javës së 24 në Superligën e Kosovës në basketboll duke mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 78-95 (18:24, 17:28, 21:22, 22:21).
Pas epërsisë së mysafirëve prej gjashtë pikësh, çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, por në fund gjashtë pikë radhazi nga pejanët bën që kjo pjesë të përfundojë 18:24.
Pejanët vazhduan me lojë të mirë dhe bindëse në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë edhe më shumë, që shkoi deri në 19 pikë, ndërsa në pushim shkuan me shifrat 35-52.
Në pjesën e dytë vendasit tentuan rikthimin, por pejanët nuk e lejuan një gjë të tillë dhe triumfuan 78-95.
Wesley Washpun dhe Henrik Sirko shënuan nga 15 pikë për therandasit, kurse te mysafirët u dalluan Arian Qollaku me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Brad Waldow me 13 pikë e 11 kërcime.
Të dy skuadrat kanë nga 17 fitore e shtatë humbje.