Peja ka shënuar fitore ndaj Tirana Neptun me rezultat 89-78 (18:19, 26:12, 25:23, 20:24), në xhiron e 11-të të Ligës Unike.
Çereku i parë ishte shumë interesant, ku herë njëra skuadër e herë tjetër kalonte në epërsi, megjithatë, pa arritur shkëputjen e madhe dhe kjo pjesë përfundon 18:19. Dallimi i madh në periudhën e dytë, ku vendasit ishin bindshëm më të mirë se sa mysafirët. Pejanët e kontrolluan këtë pjesë, duke arritur epërsi deri në 14 pikë, 40:26, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 44-31.
Perioda e tretë ishte e barabartë dhe interesante, por që në përgjithësi u kontrollua nga pejanët, ndërsa përkundër përpjekjeve të tiranasve, rezultati nuk u ngushtua, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:54. Në dhjetë minutat e fundit, skuadra pejane arriti të ruajë epërsinë dhe nuk e rrezikoi për asnjë moment fitoren, duke triumfuar me rezultat 89-78.
Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 30 pikë dhe katër kërcime dhe Daniel Lekndreaj me 14 pikë e 11 kërcime, kurse te Tirana Neptun u dalluan Endrit Hysenagolli me 14 pikë e 11 kërcime dhe Reggie Clark me 21 pikë.
Peja ka tetë fitore e tri humbje, kurse Tirana Neptun ka pesë fitore e gjashtë humbje.