Ekipi basketbollistik i Pejës ka regjistruar humbjen e dytë në kuadër të FIBA Europe Cup. Pejanët pësuan me rezultat 74-56.
Skuadra nga Kosova bëri paraqitje të mirë në çerekun e parë, mirëpo e mbylli me pesë pikë më pak se kundërshtari (23:18).
Peja u kthye fuqishëm në çerekun e dytë për ta përmbysur epërsinë e ekipit turk dhe shkoi në pushim me tri pikë epërsi (35:38).
Çereku i tretë ishte për t’u harruar për pejanët. Paraqitja e tyre nuk ishte në nivelin e duhur duke bërë që Gaziantepi të krijojë diferencë të lartë, prej 17 pikësh (60:43).
Me gjithë përpjekjet e Pejës për t’i ndryshuar gjërat në çerekun e fundit, basketbollistët e ekipit nga vendi ynë nuk ia dolën. Ata pësuan me 18 pikë diferencë.
Kjo ishte humbja e dytë e Pejës në Grupin G, ndërsa ka regjistruar vetëm një fitore (kundër Petrolina AEK). /Telegrafi/